Një studim i fundit ka treguar se foshnjat i njohin më mirë dhe më shpejt njerëzit nëse qëndrojnë në të majtën e tyre. Fytyrat janë stimuli më i madh që kanë foshnjat për të zhvilluar aftësitë, sociale dhe komunikuese. Këtë tha një nga tre studiueset mbi këtë çështje, Jessica Dubois.
Studimi u krye llimisht tek një foshnjë në periudhën nga 1 deri në gjashtë muaj, nga Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore, Instituti Kombëtar Francez i Shëndetësisë. Qëllimi ishte të studionte perceptimin e fytyrave tek fëmijët për shkak të rëndësisë, pasi ndikon drejtpërdrejt tek zhvillimi i mëvonshëm i fëmijës.
“Fytyrat janë një nga stimujt më të shpeshtë për foshnjat, prandaj është shumë e rëndësishme që prindërit apo të afërmit të qëndrojnë në të djathtën e tyre,” tha Jessica Dubois, një nga tre studiueset e cila dha një intervistë për Euronews.
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”