Vetëm karikuesit e telefonave shpenzojnë rreth 26 wat në ditë kur qëndrojnë në prizë pa u përdorur. Karikimi i laptopit është gjithashtu shpenzim energjie, duke konsumuar 4.42 wat kur nuk është në përdorim dhe 29.48 wat kur është në prizë dhe laptopi është i karikuar totalisht.
Por çfarë mund të bëni për të kursyer sa më shumë energji elektrike?
Testojeni shtëpinë për përdorim të tepërt të energjisë: Për të kontrolluar nëse në shtëpinë tuaj energjia po shkon dëm, kontrolloni matësin e energjisë elektrike, duke fikur më parë gjithçka. Nëse ai vijon të xhirojë do të thotë se pajisjet vijojnë të konsumojnë energji.
Hiqni nga priza çdo gjë që nuk përdorni: Një ndër mënyrat më të zakonshme për të parandaluar shpërdorimin e enegjisë është që të hiqni nga priza çdo gjë që nuk përdorni.
Prizat zgjatuese mund të jenë një zgjidhje e mirë, pasi me një buton të vetëm mund të fikni disa pajisje njëherazi.
Hiqni pajisjet e tepërta: Nëse keni një frigorifer dytë apo pajisje tjetër të tepërt të cilën nuk e keni të domosdoshme, duke e hequr, do të kurseni energji elektrike.
Indri dhe Vanesa në momente romantike, shkëmbejnë përqafime
Deputeti i VV-së: Si askush tjetër, Feride Rushiti i plotëso...
Çka thotë Kushtetuta për zgjedhjen e presidentit
KEK: Kemi arritur marrëveshje që synon shmangien e rritjes s...
Njofton Kuvendi, vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme nis n...
Miftaraj me ironi: Deputeti Bardiqi të kërkojë të largohen k...