Dënimi me burg duhet që të jetë ndëshkim, por kjo fatkeqësisht nuk ndodh gjithmonë dhe as në një shtet si Anglia.
Në rrjete të ndryshme sociale qarkullojnë foto të ndryshme të të burgosurve që duhet të vuajnë dënimin e tyre në burgjet angleze, por më tepër se sa të ndëshkuar ata shfaqen teksa festojnë brenda qelive.
Mallra kontrabandë nga më të ndryshmet dallohet në fotot e tyre, nga alkooli deri tek droga, por teksa këto të fundit edhe mund t’i shpëtojnë gardianëve, fotot me pica e kanë bërë edhe më të qartë gjendjen skandaloze të sigurisë në këto burgje, shkruan Daily Mail.
Pamjet kanë shkaktuar jo pak reagime në Britani, pasi taksapaguesve atje u “kushton” mesatarisht 40.000 paund një i burgosur, para që shpërndahen nga shërbimi i sigurisë tek ushqimi për të dënuarit./tch




Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...