Personat narcisoidë kanë vetërespekt të madh, janë më të shkathët në komunikim dhe më mirë promovojnë veten, çka ua jep përparësinë gjatë bisedës për punë; pohojnë, shkencëtarët nga Universiteti Nebraska.
Në një hulumtimi të kryer nga revista Journal of Applied Social Psychology, ekspertët kanë vlerësuar nivelin e personave narcisoidë dhe kanë vërtetuar se këta persona, janë më të shkathët në komunikim.
Vetëpromovuesit ishin të buzëqeshur, me humor të mirë, kanë folur shpejt, por edhe në mënyrë të relaksuar.
Kanë marrë nota më të mira sesa kandidatët me kualifikim të njëjtë, të cilët nuk janë vetëpromovuar, transmeton Telegrafi.
Punëdhënësit nuk anojnë ndaj asaj që të punësojnë personat narcizoidë, por kjo ndodh më së shpeshti, sepse personat e tillë lënë përshtypjen e vetëbesimit dhe të aftësisë.
“Ka shumë pak dëshmi për atë që personat narcizoidë janë punonjës më shumë apo më pak efikas. Por, ajo që dimë që është që mund të jenë shumë destruktivë për personat që i rrethojnë çdo ditë”, ka shtuar prof. Harms.
Poashtu, është e zakonshme që një mashkull me pamje të thjeshtë, që di të sillet me vetëbesim është më i suksesshëm me femrat se sa një mashkull shumë i pashëm.
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...