Një burrë në Indonezi është burgosur për mbjelljen e kanabisit medicinal për të lehtësuar vuajtjet e gruas së tij që po vdiste nga kanceri.
Grupet e të drejtave të njeriut u përplasën me vendimin e autoriteteve, duke thënë se situata ishte emergjente. Gjykata e Rrethit në provincën perëndimore Kalimantan në Borneo Island lëshoi dënimin për Fidelis Arie të mërkurën, tha avokati i tij Marcelina Lin për “Reuters”.
Arie do të qëndrojë 8 muaj në burg, ndërsa do të paguaj një gjobë prej 1 miliardë rupijësh (75,000 dollarë), sipas Lin dhe grupeve të të drejtave të njeriut. Afati i burgimit që ai mori, shkoi edhe përtej kërkesës fillestare prej pesë muajsh nga prokurorët. Gjykata tha se Arie, 36 vjeç, nuk kishte leje për të përdorur kanabis, transmeton ora news.
Burri, i cili qau gjatë dëgjimit të aktgjykimit, ende po shqyrton nëse duhet të apelojë vendimin e gjykatës. Gruaja e Arias vdiq pak pas arrestimit të tij. Motra e tij, Yohana, i tha “Reuters” se “çdo vendim nuk do ta kthejë gruan e tij”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...