Dekorative, por jo vetëm! Lulet janë të afta të nxjerrin në pah aroma dhe shije që ia vlejnë për t’u provuar.
Varietet e luleve të ngrënshme janë të shumta dhe prodhimi i tyre sa vjen e shtohet.
Duhet të kultivohen me metoda biologjike, pa produkte kimike, ndryshe nga lulet e tjera. Kultivimi bio përveç të tjerave e shton aromën dhe shijen e këtyre luleve.
Ja disa prej luleve dekorative që edhe mund të hahen:
Lule kumaku
Pak pikant dhe me shije acide
Trëndafili
U jep recetave shije dhe aromë delikate. Përdoret rëndom dhe për pije të ndryshme.
Gjineshtra
Ka shije të ëmbël si mjaltë, kryesisht përdoret për dekor dhe shije në ëmbëlsira.
Karafili
Ka shije të ëmbël dhe me aromë erëze të lehtë.
Margaritat dhe krizantemat
Japin ndjesinë e freskisë tek ushqimet, si të një lëndine.
Kamomili
Është një lule e ëmbël dhe delikate.
Lule shtogu
Përdoret për dekorim dhe mund të hahet në sallata ose antipasta.
Lulja e barbarosës
Shtohet si dekor në gliko dhe reçelëra dhe mund të hahet.
Lule borziloku
Është një dekor ideal për sallata dhe supa.
Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 8 mijë hyrje-dalje...
Rama citon raportin e Këshillit të Evropës: Drejtësia shqipt...
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...
Tentohet për herë të dytë t’i vihet flaka restorantit në Pri...