Lirohet gruaja që u shfrytëzua si skllave seksi për 6 vite nga burri i saj

19:38 | 8 Nëntor 2017

Policia po heton pretendimet se një burrë ka mbajtur të burgosur nënën e katër fëmijëve për gjashtë vite më rradhë, duke mos e lënë atë të dal as në oborr.

Rinat Bilyanov është duke u hetuar në Rusi për akuzat për rrahje dhe torturim nga burri i saj Lilia, fëmijët e të cilit kishin lindur pasi ajo “u mbyll”, transmeton portali arbresh.info

Çifti u takua në një vend takimi për myslimanët dhe nuk ishin zyrtarisht të martuar, por që  iu nënshtruan një ceremonie fetare.

462343f500000578-5062703-image-m-101_1510156970100

Gruaja, në të 20-at, u mbyll në një banesë me mure betoni, pa asnjë dritare.

Sipas avokatit të saj, ajo i ka ngelur katër herë shtatzënë që kur burri i saj e mbylli.

Këtë javë ajo ia ka dalur që të thërrasë policinë, që të lirojë atë dhe katër fëmijët e saj.

Ajo i ka thënë policisë që vajza e saj nuk ka dalur asnjëherë nga shtëpia. Gjithashtu, ajo ka treguar se është rrahur brutalisht nga babai i fëmijëve të saj.

Policia është duke e hetuar rastin, ndërsa ajo dhe fëmijët janë dërguar në një spital për trajtim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara