Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth shtatë milionë njerëz në të gjithë botën humbasin jetën e tyre çdo vit si rezultat i një cilësie të dobët të ajrit.
Në një studim të botuar në revistën Science of the Total Environment, një ekip global i studiuesve të udhëhequr nga Qendra Globale për Kërkime të Ajrit të Pastër (GCARE) hulumtuan nivelet e ekspozimit të ajrit me cilësi të dobët në dhjetë qytete të ndryshme në botë:
Dhaka (Bangladesh), Chennai (India), Gwangju (Kina), Medellin (Kolumbia), Sao Paulo (Brazil), Cairo (Egjipt), Sulaymaniyah (Irak), Addis Ababa (Etiopi), Blantyre (Malawi) dhe Dar es -Salam (Tanzania).
Studimi zbuloi se udhëtarët të cilët e mbajnë dritaren mbyllur janë të ekspozuar në rreth 80 për qind më pak ndaj grimcave të dëmshme, sesa ata që hapin dritaret e veturës së tyre. Filtrat e kabinës së makinave ishin më efektive në heqjen e ndotjes sesa grimcat e imëta, duke sugjeruar që nëse makinat e reja do të kishin filtra më efikas, kjo mund të zvogëlojë ekspozimin e përgjithshëm të udhëtarëve të automjeteve.
Ekipi hulumtues u përpoq të përcaktojë nivelet e ekspozimit të njerëzve brenda makinës, grimcat PM2.5 dhe PM10, gjatë orës së vrullshme, që do të thotë në mëngjes dhe në mbrëmje, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët matën gjithashtu variacione në shkallën e ekspozimit ndaj toksinave, në varësi të faktit nëse ventilimi i ajrit aktivizohet përmes sistemit në automjet, ose thjesht duke hapur dritaret.
Rezultatet e hulumtimit treguan se drejtuesit që ishin në disa nga qytetet më të varfra në botë ishin të ekspozuar ndaj përmbajtjes më vdekjeprurëse të ndotësve të ajrit.
Përfundimi është i qartë se është më shkatërruese të ngasësh me dritare të hapura.
Shkalla e ndotjes së kabinës gjatë vozitjes me dritare të hapura jashtë orarit ku trafiku ishte më pak i ngarkuar është më e vogël.
Studimi zbuloi gjithashtu se pasagjerët të ekspozuar ndaj toksinave pranë dritareve të hapura, në pjesët e trafikut më të ngarkuar, morën deri në një të tretën e efekteve negative në sistemin e frymëmarrjes.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...