Ky burrë kërkon 1 milion dollarë dëmshpërblim nga Burger King

22:07 | 18 Maj 2018

Emory Ellis, i cili jeton në Boston, në vitin 2015 është arrestuar pa asnjë faj, pasi kishte hyrë të blente mëngjesin në Burger King.

Ai u largua nga restoranti i arrestuar, pasi ishte akuzuar gabimisht se ishte përpjekur të paguante me para fallco, transmeton portali arbresh.info

Ai ka kaloi më shumë se 3 muaj pa asnjë faj.

Këtë javë, Ellis, 37 vjeç, paditi Burger King dhe ka kërkuar dëmshpërblim për rreth gati 1 milionë dollarë.

Sipas tij e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij dhe se është i pastrehë.

Padia vjen pikërisht në kohën e ringjalljes së një debati kombëtar mbi trajtimin e njerëzve të zinjë në biznese dhe hapësira publike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme