Sa herë që ke ndjesinë e fryrjes së barkut ose je e shqetësuar nga gazrat në zorrë, shkaku mund të jenë ëmbëlsirat ose edhe alkooli gjatë fundjavës. Por një pastrim i shpejtë i organizmit, është shumë më i lehtë nga sa e ke menduar.
Beson ose jo, nuk ka nevojë të shpenzoni shumë me lloj – lloj metodash që mund të promovohen në mediat sociale. Në vend të tyre, niseni fundjavën me këtë çaj detox të shpejtë dhe të lehtë.
Përbërësit:
-1/4 lugë çaji shafran i Indisë
Pak piper i zi
1/4 lugë çaji pluhur xhinxheri
1 lugë çaji mjaltë
Kombinoji të gjithë përbërësit me dy gota ujë të vluar. Lëre përzierjen për disa minuta dhe pastaj pije. Të gjithë këta përbërës së bashku do të qetësojnë stomakun, do të eliminojnë ndjesinë e fryrjes dhe do të kthejnë në normalitet të gjithë organizmin. Përveç kësaj, është një përzierje e plotë me antioksidantë, kështu që është një mënyrë e mirë detox-i.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...
Bisedimet SHBA-Iran do të fillojnë në ditët në vijim