Koincidencë e trishtë: Gruaja dhe qeni po vuajnë njëkohësisht nga kanceri

23:08 | 27 Maj 2019

Duket e pabesueshme, por një grua dhe qeni i saj po vuajnë nga kanceri në të njëjtën kohë, dhe në të njëjtën pjesë të trupit.

dhe qeni i saj Terrier Banna po marrin njëkohësisht trajtime mjekësore të vazhdueshme.

Gruaja 60-vjeçare, nga Britania e Madhe, e ka thënë vetë se ajo dhe qeni po luftojnë krah për krah në betejën kundër sëmundjes.

Sheila, e cila jeton në Leeds, u diagnostikua në vitin 2015, një vit para Bannas.

Fillimisht kanceri iu shfaq në gjoksin e djathtë dhe më pas iu përhap në kocka dhe shpinë.

Gjithashtu edhe kanceri në trupin e qenit është në anën e djathtë të trupit dhe në shpinë.

“Jemi shoqe shumë të mira. Ajo është bota ime. Do të luftojmë së bashku”, tha Sheila.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara