Kirugia më e vjetër në botë vazhdon të punojë në Rusi.
Edhe pse 90- vjeçare, ajo vazhdon të kryejë punën e saj dhe gjatë tërë karrierës së saj, ajo ka bërë rreth 10 mijë operacione, transmeton portali arbresh.info
Alla Ilyinichna Levushkina, ka vite që punon si kirurge dhe akoma vazhdon të bëjë punën e saj me zell.
“Të jesh mjek nuk është thjesht një profesion, por është një stil jete”, tha ajo, kur u pyet se pse refuzon të dal në pension.
“Nëse unë pushoj së punuari, kush do të kryejë operacionet?”, ka shtuar ajo./arbresh.info/