Çdokush që është tradhëtuar njëherë e di mirë se ky veprim ndryshon sjelljen e njeriut.
Kjo ndikon në vetëvlerësimin tuaj, në aftësinë për t’i besuar partnerit, aftësinë për t’ju besuar njerëzve në të ardhmen dhe ndikon edhe në bindjet e juaja rreth marrëdhënieve në përgjithësi, transmeton portali arbresh.info
Në një studim të kryer nga Universiteti i Nevada, ka gjetur se tradhëtia ndikon në sjelljen e njeriut dhe shëndetin e tyre.
Sipas tyre, njerëzit që kanë përjetuar tradhëti, kanë shfaqur shqetësime psikologjike, hanin ushqim të parregullt dhe përdornin alkool ose drogë.
“Tradhëtia nuk ka pasoja vetëm të shëndetit mendot, por edhe rrit sjelljet e rrezikshme”, tha Rosie Shrout, autore e studimit.
Studimi thekson se nëse njerëzit mendojnë se tradhëtia është përgjegjësi e partnerit, ata kanë më pak gjasa që të preken nga ndryshimet në shëndet dhe në sjellje, por nëse e fajësojnë vetën, atëherë shkojnë drejt vetëshkatërrimit.
“Sipas studimeve të shumta gratë e përjetojnë më rëndë tradhëtinë”, tha Shrout. “Ne mendojmë se kjo është për shkak se gratë zakonisht i kushtojnë rëndësi të madhe marrëdhënies si burim identifikues. Si rezultat, gratë që janë tradhëtuar mund të kenë pasoja të shëndeti mendor dhe mund të kenë dëmtime në vetëvlerësim”./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...