Sipas një studimi italian, hormoni i kënaqësisë, serotonina është ne gjendje te ruaje shëndetin e trurit si kur ai është ne formim, ashtu edhe gjate jetës.
Serotonina, një neurotransmetitor i njohur ndryshe edhe si molekula e kënaqësisë, është thelbësore ne ruajtjen e qarqeve nervore si gjate zhvillimit te tij, kur truri është ende plastik, ashtu edhe gjate jetës. Ky përfundim ka dale nga një studim i një grupi kërkuesish te Universitetit te Bolonjës, te cilët me pare kishin fotografuar se si truri zhvillohej ne mungese te këtij hormoni.
Shkencëtarët italianë përmes përdorimit te teknikave te rafinuara te gjenetikes molekulare munden qe te frenojnë sekretimin e serotoninës ne trurin e minjve te laboratorit dhe evidentojne neuronet receptorë te serotoninës. Eksperimentet treguan se gjate harkut te jetës, këto qeliza janë ne gjendje te modifikojnë natyrën e tyre ne varësi te nivelit te serotoninës. Niveli i këtij hormoni përcaktohet si nga faktorë gjenetike, ashtu edhe nga ato mjedisore. Duke ndryshuar natyrën e tyre, ato ndryshojnë njëkohësisht edhe funksionet. Studimi i mësipërm qe përshkruan ndikimin e nivelit te hormonit serotoninë ne funksionimin e qelizave receptore te tij, do te ndihmoje ne parandalimin dhe kurimin e patologjive neuropsikiatrike ne te ardhmen.
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...