Gratë që u udhëzuan të përqafojnë partnerin e tyre përpara se të kalonin një provë stresuese kishin përgjigjje më të ulët ndaj stresit, krahasuar me gratë që nuk përqafuan burrat e tyre.
Shkencëtart nga Gjermania kanë gjetur se prekja social mund të mbrojë nga stresi, transmeton portal arbresh.info
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se masazhet, përqafimet e kombinuara me mbajtjen e duarve dhe përqafimet e kombinuara me komunikimin e dashur mund të zvogëlojnë shenjat e stresit tek gratë.
Megjithatë, pak studime i kanë hetuar këto efekte te meshkujt dhe as nuk i kanë hulumtuar efektet e përqafimeve të shkurtra.
Gresa Berretz nga Universiteti Ruhr, Bochum dhe kolegët e saj kanë analizuar marrëdhëniet romatike të 76 personave.
Të gjithë pjesëmarrësit iu nënshtruan një testi nxitës të stresit, në të cilin iu kërkua të mbanin njërën dorë në një banjë me ujë akulli për tre minuta, ndërsa vëzhgoheshin dhe mbanin kontaktin me sy me një aparat fotografik. Para këtij testi, gjysma e çifteve u udhëzuan të përqafoheshin dhe të tjerët nuk u përqafuan.
Studiuesit matën tregues të ndryshëm të stresit, duke përfshirë nivelet e kortizolit të pështymës së pjesëmarrësve, para dhe pas eksperimentit.
Analiza statistikore zbuloi se gratë që përqafuan partnerin e tyre kishin një përgjigje më të ulët të kortizolit ndaj testit të stresit sesa gratë që nuk e përqafuan partnerin e tyre.
Masat e tjera të stresit duke përfshirë ndryshimet në presionin e gjakut dhe gjendjen emocionale nuk treguan ndonjë lidhje me përqafimin e partnerit.
Studimet sugjerojnë se përqafimi i shkurtër i partnerit mund të zvogëlojë më pas reagimin e kortizolit për gratë që përballen me situata stresuese sociale, të tilla si provimet e shkollës, intervistat për punë ose prezantimet./arbresh.info/
Serbët vendosin tenda para komunës së Zubin Potokut
Përleshje dhe shtënie me armë zjarri mes shqiptarëve dhe ser...
Komandanti i KFOR-it: Kosova dhe Serbia të marrin përgjegjës...
Nacho mund të transferohet në Itali
Shkon në 30 numri i ushtarëve të lënduar të KFOR-it
Sulm me dronë në Moskë