“Gratë kanë pritur në rresht për të kryer marrëdhenie intime me Zhak Shirak”

23:12 | 28 Shtator 2017

Sipas një libri me autor Arnaud Ardoin, që flet për ish presidentin francez, Zhak Shirak, thuhet se gratë e “përvëluara nga dëshira, kanë pritur lakuriq në rresht për të kryer marrëdhënie intime me të”.

Autori thekson në mesin e grave kishte deputete, ministre, këshilltare dhe vajza të klasës së mesme nga provincat, transmeton portali arbresh.info

Duke shfrytëzuar burimet që ndodhen në zemër të politikës franceze, autori paraqet jetën e shturur në nivelin më të lartë të qeverisjes.

Zhak Shirak, i cili tani është 84 vjeç, ishte i njohur për aferat e tij me gra të shumta.

Në libër thuhet, se gjatë kohës kur ai ishte president, ka tradhetuar gruan e tij, Bernadette Shirak, përderisa po udhëtonte me avionin e tij zyrtar.

Në një udhëtim në territorin francez jashtë shtetit, Shirak i pëshpëriti një gruaje që kërkonte autografin e tij: “Ejani në dhomën time nëse e dëshironi.”

Natën kur vdiq Princesha Diana në një aksident me makinë në Paris në vitin 1997, besohet se Zhak Shirak ishte në shtrat me yllin e kinematografise italiane Klaudia Kardinale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara