Gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë në mëngjes

08:14 | 26 Maj 2021

Mëngjesi është koha më e rëndësishme e ditës prandaj është e rëndësishme të ndiqni disa zakone të shëndetshme që ndikojnë në mirëqenien tuaj.

Ka disa gjëra që duhet t’i shmangni për ta mbajtur mendjen sa më të qetë gjatë ditës.

Fikni alarmin për të fjetur pak më gjumë

Ky është një zakon që ka efekt negativ në rutinën e gjumit. Ju bën që të irritoheni dhe të ndiheni të zemëruar në mëngjes.

Kontrolloni telefonin menjëherë sapo zgjoheni

Nëse e mbani telefonin afër kur flini, gjëja e parë që do të bëni sapo zgjoheni është kontrollimi i telefonit. Ky zakon që bën të ndiheni të stresuar dhe në ankth.

Konsumoni kafeinë

Shumë njerëz mendojnë se nuk mund të funksionojnë si duhet pa kafe. Por ky është një mit. Në mëngjes, trupi lëshon një hormon të rëndësishëm të njohur si kortizol. Kafeina në të vërtetë zvogëlon prodhimin e kortizolit dhe kjo prish mirëqenien e trupit.

Jeni dembel

Mëngjesi është koha kur ke bollëk energjie, të cilën duhet ta përdorni për stërvitje, meditim apo yoga. Prandaj, është e rëndësishme të lëvizni në mëngjes.

Anashkaloni vaktin e mëngjesit

Është shumë e rëndësishme të hani një mëngjes të shëndetshëm në mënyrë që të keni energji për t’u ndjerë sa më energjik gjatë ditës.

Lajmet më të lexuara