Makarona është një nga gatimet tashmë simbol të Italisë.
Ato janë prodhuar në qindra forma, dhe mund të gjesh po kaq receta për të përgatitur ato çdo ditë nga Veriu në Jug.
Por, pavarësisht kësaj, janë disa gabime që vazhdohen të bëhen shpesh nga të gjithë ata që duan ti shijojnë në tryezë. Një gabim është që të mos shihni formën dhe cilësinë e makaronave kur I blini. Madhësia e makaronave duhet të zgjidhet në bazë të erëzave që do ti hidhni.
Makaronat e gjata, për shembull, janë të përshtatshme për salcat e lëngshme, ato në formë shiritash shkojnë më shumë me erëzat, ndërsa të shkurtrat mund të shoqërohen me patate, apo lakër turshi. Por ka makarona dhe makarona, dhe cilësia e zgjedhjes është vendimtare, për shembull tërheqja e bronzit ka një aftësi më të madhe për të absorbuar dhe ruajtur erëzat.
Tenxherja dhe kapaku
Zgjidhni tenxheren e duhur. Nëse dëshironi të gatuani makarona të gjata , kini kujdes të mos përdorni një enë të vogël (makaronat e thyera, nuk do të ishin aq të mira). Përdorni kapakun për të mbuluar tenxheren, dhe prisni që uji të vlojë. Sapo të hidhni makaronat, mos ia vendosni kapakun.
Uji dhe kripa
Duhet të përdorni ujë dhe kripë të mirë. Për 100 gram makarona, sasia e duhur është një litër ujë dhe 7 gram kripë, e cila shtohet në fillim të vlimit të uji, jo më parë ose gjatë gatimit.
Koha e gatimit
Shih kohën e shkruar në paketimin e makaronave, dhe asnjëherë më shumë se koha e shkruar. Salcat që do I shtoni, përgatitini më parë në tigan me erëza, duke I kombinuar më pak ujë. Përdorni vaj ulliri pasi shërben për të mos I humbur shijen makaronave, që kanë në përbërje dhe vezë.
Çfarë nuk duhet të bëni?
Mos e hidhni të gjithë ujin e zierjes kur kulloni makaronat, do t’ju shërbejë kur të hidhni masën përgatitore, pasi ruan nxehtësinë.
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona