Një nga fustanet ikonikë të Princeshë Dianës ka dalë në ankand. Bëhet fjalë për fustani që aso kohe u quajt i guximshëm, pasi kishte dekolte të hapur
Fustanin është i dizajnuar nga Victor Edelstein dhe princesha e veshi për herë të parë në 1985-ën, në Shtëpinë e Bardhë, ku kërceu me John Travolta-n. Fustani blu velvet vazhdon të mbetet i bukur dhe vlera e tij në ankand është rritur. Në vitin 1997, dy muja para se të ndërronte jetë, Diana e nxori atë në ankand për 100.000 paund dhe paratë e fituara i çoi për bamirësi.
Një biznesmene nga Florida, e quajtur Maureen Dunkel e bleu fustanin dhe e nxori sërish në ankand në vitin 2011 kur ajo falimentoi. Megjithatë, fustani nuk u shit deri në mars të 2013-ës, kur një burrë britanik e bleu për 240,000 paund, si një dhuratë për bashkëshorten e tij. Tani fustani është sërish në ankand dhe vlera fillestare e tij është 350.000 dollarë./lexo/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...