. Një nënë nga Britania e Madhe përballet me burgun për neglizhencë pasi fëmija i saj u mbyt në vaskë.Rasti i saj po hetohet nga policia e Izraelit pasi besohet që ajo ishte duke kontrolluar Facebook-un ndërkohë që fëmija gjashtëmuajsh ishte vetë në vaskë.
23-vjeçarja, Kayla Lynton, u arrestua në Tel Aviv nga autoritet që po hetojnë vdekjen e vajzës gjashtëmuajshe, Naomi në korrik të këtij viti. Si fillim mendohej se Kayla e kishte lënë vajzën të vetme për të shkuar në tualet, por prokurorët po hetojnë tashmë mundësitë që britanikja të kenë qenë duke kontrolluar rrjetin social në momentin që ndodhi tragjedia.
Në kohën që ajo mori në telefon urgjencën, nuk mund të bëhej më asgjë për Naomi-n e vogël.
Ndërkohë, babai i vogëlushes ka konfirmuar për mediat se celulari i bashkëshortes së tij është sekuestruar nga policia si pjesë e hetimeve.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale