Fëmijët marrin më shumë kënaqësi nga marrëdhëniet me kafshët shtëpiake, sesa me vëllezërit ose motrat e tyre, ka gjetur një studim i fundit i kryer nga University of Cambridge.
Hulumtimi shton evidencën në rritje se kafshët shtëpiake mund të kenë ndikim të madh në zhvillimin e fëmijës dhe mund të kenë ndikim pozitiv në aftësinë sociale dhe mirëqenien e tyre, transmeton portali arbresh.info
Në familjet perëndimore kafshët shtëpiake janë shumë të zakonshme në qëndrimin e tyre me fëmijë.
“Kushdo që ka pasur një kafshë shtëpiake gjatë fëmijërisë e di mirë rëndësinë e tyre”, tha Matt Cassels, autor i studimit.
Hulumtuesit anketuan fëmijët 12 vjeç nga 77 familje me një ose më shumë kafshë shtëpiake të çdo lloji dhe më shumë se një fëmijë në shtëpi. Fëmijët raportuan marrëdhënie të forta me kafshët e tyre në krahasim me vëllezërit e motrat e tyre, me nivele më të ulëta të konfliktit dhe kënaqësi më të madhe në pronarët e qenve sesa në llojet e tjera të kafshëve shtëpiake./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...