Një gjykatë rumune ka urdhëruar një burrë që të paguajë kompensim për ish-të fejuarën, pasi e la “të poshtëruar” dhe që ka nevojë për një psikolog. Burri e la të dashurën vetëm pak orë pas fejesës.
Vendimi për të dhënë dëmshpërblim për gruan e dërrmuar është përshkruar si “i pashembullt” duke pasur parasysh faktin se të dy nuk ishin të martuar.
Si pasojë ai tani do të duhet të paguajë rreth 6,000 paund kompensim për shpenzimet e fejesës dhe180 paund për dëm psikologjik. Martesa që ishte caktuar një muaj më vonë, gjithashtu u anulua. Ish-e fejuara deklaroi se familja shpenzoi një shumë të madhe parash në këtë festë, ku ishin të ftuar 200 persona. Për pasojë u shpenzuan 900 paund për pije dhe 1700 paund, për marrjen me qira të një fustani të dizenjuar nga një stilist mjaft i famshëm në Bukuresht.
Ankthi i shkaktuar nga ndërprerja e menjëhershme e lidhjes dhe kostot e festës u shtuan edhe nga fakti se të ftuarit që kishin sjellë dhurata për çiftin, donin që paratë e tyre të ktheheshin mbrapsht. “Ishte një eksperiencë poshtëruese”, shkroi gruaja në padinë e saj. Gjithashtu poshtërimi u shtua pasi komuniteti ku jetojmë, donte që paratë tu ktheheshin mbrapsht.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...