Destinacioni më i popullarizuar turistik, Dubai, është duke përmisuar sistemin e IT-së, me qëllim që të bëjë më të lehtë verifikimin e pasagjerëve të vaksinuar.
Dubai planifikon të lidhë sistemet IT të agjencisë së tij shëndetësore me sistemet e rezervimit dhe regjistrimit të Emirates, transmeton portal arbresh.info

Qëllimi është të lehtësojë verifikimin dixhital të të dhënave për testimin dhe vaksinimin e udhëtarëve kundër Covid-19.
“Emirates” deklaroi në një deklaratë se projekti do të mundësojë shkëmbimin efikas, ruajtjen dhe verifikimin e të dhënave shëndetësore për pasagjerët në lidhje me infeksionin, testimin dhe vaksinimin kundër koronavirusit në mënyrë të sigurtë dhe të rreguluar ligjërisht, raporton CNN.
Projekti do të fillojë menjëherë, me synimin për të zbatuar zbatimin “të drejtpërdrejtë” për përfitimin e pasagjerëve në muajt e ardhshëm./arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...