Mjekët Maja dhe Dimitar Angellovski kanë caktuar dasmën e tyre më 17 maj në një restorant të Shkupit. Mirëpo gjithçka ka dështuar shkaku i epidemisë së Koronavirusit.
Mirëpo një surprizë të kendshme ata kanë përjetuar në vendin e punës në Emergjencën (Ndihmën e parë) të Shkupit, ku kolegët u kanë organizuar një mini-dasëm në ditën që është dashur të martohen. Ata u kanë blerë edhe tortë dhe një duvak për nusen, transmeton Gazeta Lajm.
“Ishim me të vërtetë të mërzitur. Duhej të jetë dita më e gezuar në jetën tonë, por ndonjëherë edhe momentet e gezuara pengohen nga situata të paparashikurshme.
Me siguri kolegët dhe miqtë tanë e kanë vërejtur melankolinë tonë dhe kanë vendosur të na gëzojnë. Ne nuk kemi ditur asgjë për planet e tyre”, ka deklaruar Angellovski.
Sipas tij kjo dëshmon se dashuria është më e fuqishme se epidemia, kurse në muajin tetor ka paralajmëruar dasëm të vërtetë.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës