Gjumin e humbur gjatë javës mund ta kompensosh në fundjavë duke ndihmuar kështu riparimin e disa dëmeve në trup, ndonëse jo të të gjithave.
Studimet e mëparshme kanë treguar se edhe disa ditë të gjumit të humbur mund të kenë efekte negative, duke përfshirë rritjen e përgjumjes, performancë e përkeqësuar gjatë ditës, rritje të molekulave që janë shenjë e inflamacionit në trup dhe dëmtim të rregullimit të sheqerit në gjak.
Përfaqësuesit e Kolegjit të Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, vendosën 30 vullnetarë në një orar gjumi që imitoi një javë pune me gjumë të kufizuar të përcjellë me një fundjavë me gjumë kompensues. Në pika të ndryshme përgjatë këtij orari, hulumtuesit vlerësuan shëndetin dhe performancën e vullnetarëve, duke përdorur një shumëllojshmëri testesh. Gjatë studimit, u vu re se përgjumja e vullnetarëve u rrit në mënyrë të konsiderueshme pas kufizimit të gjumit, por u kthye në normale pas gjumit kompensues. Nivelet e një molekule në gjak, e cila është një shënues për sasinë e pranishme të inflamacionit në trup, janë rritur ndjeshëm gjatë kufizimit të gjumit, por u kthyen në normale pas kompensimit. Po ashtu, nivelet e hormonit, që është marker i stresit, nuk kanë ndryshuar gjatë kufizimit të gjumit, por ishin më të ulëta pas kompensimit të gjumit.
Megjithatë, matjet e vullnetarëve në një provë performance që vlerësuan aftësinë e tyre për të kushtuar vëmendje, u përkeqësuan ndjeshëm pas kufizimit të gjumit dhe nuk u përmirësuan as pas kompensimit të tij.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...