Brushat të cilat i përdorni për t’u grimosur, duhet t’i pastroni më shpesh sesa mendoni.
Mendojeni pastrimin e tyre si një pjesë thelbësore të rutinës së bukurisë, pasi lënia e tyre për një kohë të gjatë në dollap pasi i keni përdorur, krijon papastërti të konsiderueshme.
Kur brushën e përdorni në vajra të ndryshme, pluhur apo kozmetikë tjetër e nuk e pastroni, ajo do t’ju shkaktojë më shumë akne, kruarje të lëkurës e skuqje, transmeton Koha.net.
Kristina Monako është asistente mjekësore e certifikuar në New York. Ajo thotë se është e domosdoshme që pas përdorimit të brushave të pastrohen mirë ato për ta hequr pjesën e mbetur në brushë nga grimi.
Ajo këshillon që pastrimi duhet të bëhet çdo dy ditë ose çdo javë, ndërsa larja e thellësishme duhet të bëhet një herë në muaj me një sapun apo ujë që përdoret për heqje të grimit./Ballkan.info/
Rrënohen tri furrave të gëlqeres në Shtime
Shtetas serbë të dyshuar për hapjen e tunelit në gjykatën ma...
Nis epokë e re te Gjermania, zyrtarizohet trajneri i Kombëta...
Gjermania e Franca me propozime jozyrtare për reformën e BE
Goditet me raketë baza detare e Rusisë në Detin e Zi
Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për shitblerje të na...