Thinja e parë është “e dhimbshme” kur evidentohet. Në moment fillojmë të mendojmë se koha po kalon shpejt dhe një ditë të afërt nuk do të jemi më të rinj e të shëndetshëm.
Kur flokët e thinjur shfaqen në një moshë të re, është akoma më e dhimbshme.
Megjithatë, flokët e bardhë nuk janë vetëm shenjë e plakjes. Ato mund të dalin edhe në moshën 20 vjeçare, dhe 20 vjeç mund të jeni shumë gjëra, por jo pleq. Sidoqoftë, nëse evidentoni thinja, duhet të shqetësoheni.
Ekspozimi i tepërt në rrezet ultraviolet, si solar apo dielli, por edhe ajri tepër i ndotur shkaktojnë thinja. Në dis raste, thinjat mund të jenë shenjë e sindromës vitiligo. Anemia, problemet me hipofizën dhe gjendrat tiroide gjithashtu sjellin thinja të parakohshme.
Nëse vuani nga vesi i keq i konsumit të duhanit, duhet të dini që tymosja lidhet ngushtë me thinjat. Ndaj nëse doni të dukeni të rinj për një kohë sa më të gjatë, lini duhanin.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit