Krijuesi i Barbie-t ka bërë të ditur që duke nisur nga viti i ardhshëm, do të dalë në shitje një kukull e re me shami.
Barbie, bëjnë të ditur drejtuesit e kompanisë, do të ketë pamjen e kampiones amerikane të skermës, Ibithaj Muhammad, e cila mori pjesë në Olimpiadën e Rios, duke veshur hixhabin dhe duke fituar një medalje të bronxtë në disiplinën e skermës.

Nga vjeshta e ardhshme, do të jetë në shitje në të gjitha dyqanet ‘online’. Kukulla bën pjesë te një seri e re shitjesh e quajtur “Shero”, dedikuar grave që kanë ditur të kalojnë çdo pengesë në jetë.
G7 shqyrton lirimin e rezervave emergjente të naftës për të ...
Rashiq kërkon falje, thotë se ngatërroi deklaratën për Manas...
Haxhiu: Të drejtat e grave – standard i shoqërisë për demokr...
Kurti: Demokracia s’mund të jetë e fortë nëse gratë janë të ...
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...