Njerëzit të cilët tradhtojnë dhe mashtrojnë njëherë, sipas një studimi, janë të prirur që ta bëjnë këtë tre herë më shumë se ata të cilët nuk kanë mashtruar asnjëherë.
Një studim i ri në ditarin Archives of Sexual Behaviour, ndoqi 484 pjesëmarrës në lidhje të përziera romantike.
Nga rezultati i hulumtimit të tyre, ata zbuluan që njerëzit të cilët kishin tradhtuar një herë në lidhje, ishin tre herë më të prirur që të tradhtojnë edhe në lidhjen tjetër, krahasuar me ata që kanë qëndruar besnikë.
Një arsye për këtë mund të jetë fakti që kur gënjejmë, truri ynë aktualisht mësohet me këtë gjë.
Kjo ishte gjetja e një studimi të publikuar në Nature Neuroscience, që tregoi se gënjeshtrat e vogla e bëjnë të pandjeshëm trurin.
Me fjalë të tjera, gënjeshtrat e vogla që i thomë gjatë gjithë kohës mund të krijojnë të pavërteta më të mëdha dhe më serioze, shkruan The Independent.
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB: Nga nesër nisin aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistri...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol