Vezët konsiderohen si baza e çdo mëngjesi anë e mbanë botës, por një herë e një kohë nuk ka qenë kështu. Në fakt, mëngjesi nuk konceptohet dot pa vezë, të ziera apo të skuqura qofshin.
Aroma e vezëve mund të jetë e padurueshme për disa, ndërsa për të tjerë përçon imazhin e një mëngjesi të hareshëm e të bollshëm me familjen. Veza është e paracaktuar të hahet mëngjes, një traditë kjo e trashëguar nga brezi në brez për arsye të panjohura deri më tani.
Përse Hamë Vezë Në Mëngjes
E para, njerëzimi ka ngrënë vezë shpendësh e kafshës në çdo epokë. Në rastin e pulës, kjo e fundit nisi të bëhej pjesë e çdo shtëpie që në vitet 7,500 para Krishtit. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për vaktin e mëngjesit. Romakët e lashtë e nisnin ditën duke ngrënë bukë, djathë, ullinj, sallata, vezë, fruta të thata dhe mishra të ftohtë.
Idea e të ngrënit vezë në mëngjes u rishfaq në Evropë në vitin 1620 nga mjeku Tobias Venner i cili sugjeronte se ngrënia e vezëve në mëngjes ishte një ide shumë e mirë. Venner krijoi edhe librin e parë të recetave në botë. Një teori tjetër shpjegon se duke qenë se pulat i bëjnë vezët në të gdhirë (jo domosdoshmërisht), fermerët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse t’i hanin ato në mëngjes.
Me kalimin e viteve, Evropianët e shtynë darkën në orë të vona, gjë që lindi nevojën për një vakt tjetër më të hershëm. Kësisoj mëngjesi u kthye në një vakt të pakundërshtueshëm në fillimet e viteve 1800 dhe veza u bë protagonistja kryesore, sidomos për klasën punëtore të cilët kishin nevojë për energji, proteinë dhe yndyrë. Ndër të tjera, për klasën punëtore, veza ishte një alternativë më e lirë e proteinës që ofronte mishi që për shumë ishte i papërballueshëm./AgroWeb
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit