Adoleshentët ndikohen emocionalisht nga miqtë

08:38 | 21 Janar 2021

Adoleshentët mund të ndikohen emocionalisht nga miqtë e tyre, sipas një studimi të fundit të kryer në Britani të Madhe.

Studimi ka gjetur se emocionel negative ‘kaplojnë’ adoleshentët shumë më shpejt se ato pozitive, transmeton portal arbresh.info

Studimi i kryer nga Universiteti i Oxford dhe Birmingham ka hetuar gjendjen emocionale mes adoleshentëve, për të parë gjendjen e tyre shpirtërore brenda një rrjeti të përbashkët social.

Gjatë studimit është zbuluar se gjendjet shpirtërore bëhen të ngjashme me ato të njerëzve me të cilët kalojnë kohë, por ekziston një tolerancë ndaj gjendjeve të ndryshme të humorit, pasi adoleshentët preken negativisht nga miqtë.

Kërkimi u bazua në dy ansamble muzikore që përfshijnë muzikantë të moshës 15-19 vjeç të cilët morën pjesë në turne koncertesh jashtë vendit. Gjatë turneut në verën e vitit 2018, secili nga 79 pjesëmarrësit mbajti një ditar duke regjistruar gjendjet e përditshme dhe ndërveprimet shoqërore.

Dr Per Block, autor i studimit tregon se përfundimisht individët preken nga mënyra se si ndihen të tjetër përreth tyre, transmeton portali arbresh.info

Nga ana pozitive, studimi zbuloi se gjendja shpirtërore nuk përcaktonte popullaritetin, dhe megjithëse një adoleshent rrezikon të kapë gjendjen e keqe të një shoku, ata gjithashtu mund të ndikojnë tek ata me disponimin e tyre më pozitiv dhe t’i heqin ata nga mjerimi i tyre, shkruan The Guardian.

“Ne shpresojmë që të jetë një hap drejt të kuptuarit pse njerëzit bien në gjendje të zgjatur të depresionit, duke gjetur kështu faktorët socialë që përcaktojnë mirëqenien emocionale tek adoleshentët dhe, në planin afatgjatë, se si mund të jetë e mundur të sigurohet mbështetje emocionale që çon në përmirësimin e shëndetit mendor”, tha Block.

Gjetjet bien në kundërshtim me hulumtimet e mëparshme, të cilat kanë sugjeruar se gjendja e mirë shpirtërore është më ngjitëse sesa ajo negative./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara