Viti pandemik do të hyjë në histori për rekord të stresit, shqetësimit, zemërimit dhe trishtimit te të gjithë njerëzit në të gjithë botën.
Kështu thotë një studim i Gallup i bazuar në anketimin e 160,000 njerëzve nga 116 vende të botës gjatë vitit 2020 dhe fillimit të 2021.
Niveli i stresit u rrit më së shumti, me një “rekord prej 40% të të rriturve në të gjithë botën”, niveli më i lartë që 15 vjet. Pra gati 190 milionë njerëz më shumë në të gjithë botën përjetuan stres më të lartë vitin e kaluar sesa në vitet e paraprake. Në fakt globalisht, gratë me fëmijë të vegjël në shtëpi bartën barrën e stresit, shqetësimit, zemërimit dhe trishtimit.
Ndërsa sipas studimit infektimi ose vdekja nga COVID-19 ishin padyshim shkaktarë të mëdhenj të stresit dhe emocioneve negative, siç ishte edhe ndikimi ekonomik i pandemisë.
Iraku udhëheq botën në indeksin e përvojës negative me pandeminë, kurse Tajvani shënoi indeksin e emocioneve negative më të ulët.
Globalisht, rritja e emocioneve negative filloi në të vërtetë 10 vjet më parë, sipas raportit. Arsye kryesore thuhet se janë trazirat politike, ekonomike, korrupsioni dhe pabarazia në të ardhura.
Mirëpo rezultatet treguan se njerëzimi arriti të qëndrojë në emocione pozitive, pavarësisht ndikimit negativ të pandemisë. El Salvador udhëhoqi botën në pozitivitet, raporton BBC.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve