Nëse mendoni se është shumë vonë për t’u marrë me ushtrimet, e keni gabim.
Ekspertët duan që të gjithë të dinë se vetëm 20 minuta ushtrime në ditë mund të sjellin përfitime të mëdha shëndetësore, transmeton portal arbresh.info
Studiuesit italianë gjurmuan më shumë se 3000 të rritur mbi moshën 65 vjeç për më shumë se 20 vjet, duke parë sëmundjet e zemrës (përfshirë dështimin e zemrës, goditjen në tru dhe sëmundjet koronare të zemrës) dhe nivelet e aktivitetit fizik.
Studimi i botuar në revistën “Heart” zbuloi se njerëzit që janë aktivë kanë shkallë më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare.
Në përgjithësi, studiuesit gjetën përfitimet më të mëdha të aplikuara për 70-75-vjeçarët, të cilët bënin të paktën 20 minuta stërvitje ditore.
Sipas shkencëtarë, në të 70-at, ushtrimet janë një mënyrë e mirë edhe për të qëndruar të lidhur me shoqërinë.
“Pavarësisht moshës, ne gjithmonë do të rekomandonim të konsultoheni me një mjek nëse keni ndërmend të ndiqni fitnesin me një gjendje mjekësore para-ekzistuese, të tilla si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 1 dhe 2 ose artriti”, thotë James Bickerstaff, trainer personal.
Sipas studimit italin, ushtrimet mbajnë të moshuarit në formë të mirë, larg vetmisë dhe u ndihmojnë edhe kundër sëmundjeve mentale./arbresh.info/
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...