Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ka njoftuar se nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike dhe Çështje Publike, Liz Allen, ka arritur në Kosovë.
Hovenier bëri të ditur se Allen do të takohet me rininë, liderët dhe përfaqësues të institucioneve.
“Bashkohuni me ne për të mirëpritur në Kosovë Nënsekretaren për Diplomacinë Publike dhe Çështjet Publike Liz Allen. Ajo do të vizitojë dhe do të takohet me të rinjtë, liderët dhe institucionet kosovare!”, ka shkruar Hovenier.
Alen para ardhjes në Kosovë ka qëndruar në Serbi ku edhe ka takuar krerët e shtetit serb.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit