Zyrtarët e KQZ-së të prekur nga zarfet e pretenduara si të helmuar janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Dymbëdhjetë pacientët janë vizituar nga dr. Basri Sejdiu, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Prof. Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dr. Lindita Ajazaj-Berisha, ud. drejtoreshë e Klinikës Infektive, raporton arbresh.info
“Dymbëdhjetë pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas rezultateve përjashtohet që ka sëmundje infektive”, tha dr. Lindita Ajazaj-Berisha.
Kujtojmë se të shtunën janë shtruar në Qendrën Klinike Universitare zyrtarët nga Qendra e Numërimeve dhe Rezultateve për shkak të kundërmimit të zarfeve që kanë ardhur nga Serbia.
Tashmë me këtë rast është duke u marrë Policia e Kosovës./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...