Patriot A. i dyshuari kryesor ne mesin e pesë kosovarëve të arrestuar, ka shtetësi zvicerane teksa dhe në vitin 2014 ai udhëhoqi firmën për ndërtime ‘’Aliu BigTeam’’ e cila u mbyll në vitin 2016.
Poashtu raportohet se në këtë kompani përveç punëve të ndërtimit që janë zhvilluar, aty janë mbajtur edhe punëtorë në mënyrë ilegale, përcjellë Klan Kosova.
Për të qenë pjesë e kësaj kompanie në kantonin e Tinços personat është dashur të posedojnë lejen e punës gjë të cilën të implikuarit në këtë rast e kanë siguruar për punonjësit për vlerën 1000 euro për person.

Dokumentacionet të cilat duhej të ishin valide për për personat që duan të punojnë falsifikoheshin duke vendosur vetëm fotografitë mbi lejen e punës e cila bëhej vetëm pas pagesës së shumës së kërkuar, shkruan Ticinonews.ch, përcjellë Klan Kosova.
Poashtu në artikullin e publikuar thuhet se Patrioti, një javë më parë kishte tentuar të largohej nga Zvicra por ishte kapur nga autoritetet.
Vdiq në moshën 90-vjeçare, kush ishte Rexhep Qosja
Vlerësim i Pentagonit: Pastrimi i minave në Ngushticën e Hor...
“Lamtumirë shqiptar i mirë”, Edi Rama mesazh ngushëllimi për...
Rama emëron Bujar Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtin...
Arbnor Rifati i çon mesazh FBK-së: Superliga me 10 ekipe
Rama mban diskutim me nxënësit e komunitetit turk: Mbetemi t...