Kosova shumë shpejt do të fillojë procedurat e transformimit të FSK-së në Ushtri.
Ministri i Mbrotjes së Serbisë, Aleksander Vulin ka deklaruar se formimi i Ushtrisë së Kosovës është kërcenim për gjithë Rajonin.
Zv-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani i është kundërpërgjigjur ministrit serb duke thënë se se Ushtria e Kosovës do të jetë mbrojtëse, profesionale, shumëetnike dhe me standarde të NATOS-s
“Deklarata e pësëritur e Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, êshtë krejtësisht e pavërtetë dhe e paqëndrueshme”, ka shkruar ndër tjerash Ramadani
Ky është postimi i plotë
Propaganda e Vulinit – s’ka lidhje me realitetin!
Deklarata e pësëritur e Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, êshtë krejtësisht e pavërtetë dhe e paqëndrueshme.
Së pari, Kosova nuk ka asnjë pretendim territorial.
Së dyti, Forca e Sigurisë së Kosovës në tranzicion, do të jetë forcë mbrojtëse profesionale dhe shumetnike dhe sipas standardeve të NATO-s.
Për më tepër, se deklaratat e Vulinit janë të paqëndrueshme dëshmohen me faktin se Kosova nuk synon të zëvendësojë KFOR-in, nuk synon të zëvendësojë prezencën e NATO-s në Kosovë edhe pas tranzicionit të FSK-së.
Qetësohuni njerëz!
Siguria rajonale do të përfitojë nga transicioni i FSK-së!
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...