Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.
Në njoftimin e ZRrE-së thuhet se në këtë mbledhje janë marrë dy vendime që ka të bëj me liberalizimin e tregut të energjisë.
Bordi ka marrë vendim që t’i lëshohet licenca kompanisë VOLTKOS dhe t’i njihet licenca e AI EnergyX
“Në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme. Në këtë mbledhje, Bordi i ZRRE-së ka vendosur të lëshojë licencën për furnizim me energji elektrike për ndërmarrjen VOLTKOS S Sh.p.k., një hap ky që kontribuon drejtpërdrejt në zgjerimin e ofertës dhe rritjen e konkurrencës në tregun e furnizimit me energji elektrike në Kosovë”, thuhet në njoftim.
“Gjithashtu, sipas parimit të reciprocitetit, Bordi ka njohur licencën e ndërmarrjes AI EnergyX – Dega në Kosovë, duke i mundësuar kësaj kompanie që të veprojë në tregun vendor në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...