Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, të martën pritet ta vizitojë Kosovën.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në rrjetin social Facebook.
“Nesër e mirëpres Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, si shenjë e vullnetit të mirë për zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve të vendit tonë dhe Republikës së Maqedonisë”.
Haradinaj ka shkruar se ka bindje “se kjo vizitë do të thellojë marrëdhëniet tona, duke avancuar në të gjitha temat, pavarësisht se sa mund të jenë të ndjeshme ato”.
“Si Kryeministër i vendit, do të përfaqësoj denjësisht popullin dhe shtetin e Kosovës në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme, kurse qytetarët e vendit duhet të na japin hapësirën dhe respektin e nevojshëm që ne t’i thellojmë këto raporte dypalëshe”.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...