Zoran Zaev mund të shtyjë dorëheqjen si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

21:33 | 28 Nëntor 2021

Zoran Zaev ka folur sërish për çështjen e dorëheqjes së dytë të paralajmëruar, atë si kryeministër. Ai në një intervistë me shkrim për Tv Telma, tha se fillimisht duheshin pranuar negociatat për formimin e shumicës parlamentare. Në do arrihet në një marrëveshje sipas tij atëhëre kjo do të shpallet publikisht. Ai tha gjithashtu se kjo varej edhe nga negociatat me Bullgarinë dhe se arsyeja kryesore pse Alternativa duhej të hynte në qeveri iste për të siguruar një shumicë të qëndrushme dhe për të krijuar stablitet.

“Fillimisht duhet të përfundojmë negociatat për formimin e shumicës parlamentare me partinë Alternative. Nëse kjo konkludohet dhe shpallet publikisht, ne do të bëjmë një vlerësim se kur do të hyjmë në procesin e zgjedhjes së Qeverisë me partinë Alternative dhe me këtë shumicë të re, të zgjeruar dhe të qëndrueshme në Parlament. Kjo do të varet edhe nga negociatat me Bullgarinë. Një nga arsyet më të rëndësishme pse Alternativa do të hynte në Qeveri do të ishte sigurimi i një qeverie të qëndrueshme dhe një shumicë stabile”, tha Zaev.

Zaev dha dorëheqje si kryetar i partisë LSDM dhe partia filloi procesin e zgjedhjes së liderit të ri, si dhe njoftoi se do të japë dorëheqje edhe si kryeministër, por për këtë përballet me kritika nga partneri kryesor i koalicionit BDI.

Zaev pritet të takohet nesër me liderin e Alternativës, Afrim Gashin, për një raund të ri bisedimesh ku shpreson të marrë katër ulëset që Alternativa ka në Parlament. Koalicioni i Zaev aktualisht ka 60 vota në Parlament , ​​jo të mjaftueshme për të miratuar shumicën e legjislacionit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara