Brigada e Zjarrfikësve në komunën e Gjakovës shumë shpejt do të bëhet me një kamion modern për fikjen e zjarrit, i cili vjen si donacion nga zjarrfikësit e qytetit Limburg të Holandës.
Ndërmjetësues i këtij donacioni është ish-polici holandez i EULEX-it Wim Beeren që ka shërbyer për disa muaj në komunën e Gjakovës.
Sipas njoftimit të Beeren, makina tashmë është siguruar, ndërsa ai bashkë me miqtë e tij kanë grumbulluar fonde të mjaftueshme, të cilat nevojiten për ta sjellë kamionin në Gjakovë.
Ndryshe, kamioni për fikjen e zjarrit pritet të arrijë në Gjakovë në fillim të shtatorit, ndërsa prej momentit të mbërritjes do të jetë në shërbim të zjarrfikësve gjakovarë.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës