Me rritjen e temperaturave janë shtuar edhe rastet e zjarreve në rajonin e Ferizajt.
Sipas zëvendëskomandantit të Zjarrfikësve, Jeton Avdiu, vetëm gjatë muajit qershor janë realizuar 71 intervenime, shumica prej tyre në zona fushore.
“Gjatë javës kemi pasur shumë raste, por vetëm të dielën kemi pasur gjashtë zjarre, kjo tregon se shkaktarët janë vetë njerëzit, të cilët e kanë pasur të dielën pushim dhe kanë shkaktuar më shumë”, tha Avdiu në Klan Kosova.
Ai theksoi se kapacitetet janë larg të mjaftueshme për një qytet si Ferizaj.
“Na mungojnë edhe 73 zjarrfikës që të funksionojmë si duhet, por fatkeqësisht nuk i kemi”, shtoi ai.
Në fund Avdiu apeloi për kujdes të shtuar, sidomos nga bujqit, që të mos shkaktojnë zjarre me qëllim.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...