Një hyrje e një objekti banesor në lagjen Ulpiana në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 dhe se nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të një objekti, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Zjarri është lokalizuar, është raportuar vetëm për dëme materiale”, deklaroi Ahmeti. /Arbresh.info/