Kujdestarët e Parkut të Arinjve në Prishtinë kanë treguar për Gazetën Insajderi se zjarri është ndezur pak para mbrëmjes dhe për këtë janë lajmëruar edhe zjarrfikësit.
Njëri nga kujdestarët e Parkut të Arinjve ka treguar se arinjtë janë siguruar dhe zjarrin rreth parkut e kanë ndal.
“Zjarrin na e kena pa para territ pak edhe jam interesu e kam thirr rojën e pyllit ka tregu se është lart tu u mundu me shym, jam mundu me thirr tre punëtor të Parkut të Arinjve ata janë shku lartë edhe një pjesë ka na e kanë ndal zjarrin këta tre punëtorët edhe këndej nga arinjtë jemi siguruar që nuk vjen zjarri”, ka treguar njëri prej kujdestarëve për Insajderin.
“Zjarrfikësit janë lartë edhe janë mbet me shym”, ka shtuar ai.
Ndërsa qytetarët kanë treguar se ky zjarr ka arrit deri në Parkun Gërmia në Prishtinë.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...