Zjarr në një dyqan në Pejë, flasin nga Policia

22:15 | 23 Shkurt 2021

Asnjë person nuk është lënduar nga zjarri që ka kapluar sonte një lokal në Pejë. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Mun të ju konfirmoj se zjarri është shuar, persona të lënduar nuk ka. Hetuesit e kryejnë vendshiqimin, sigurisht do të ftohet edhe eksperti i zjarrit. Këto janë informacionet e fundit që i kemi”, ka thënë ai.

E në mbrëmjet e sotme një lokal në komunën e Pejës ka marrë flakë të martën në mbrëmje.

Sipas dëshmitarëve të rastit zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe janë në tentim e sipër ta shuajnë zjarrin.

Nuk bëhet e ditur a ka të lënduar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara