Në orën 11:45, autoritetet kanë marrë një njoftim për zjarr në afërsi të Restorantit “Oda” në Hajvali, ku dyshohej se një veturë ishte përfshirë nga flakët.
Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se përveç veturës, në flakë ishin përfshirë edhe depozita me vetura, hekurari dhe materiale të ndryshme.
Zëdhënësi i zjarrfikësve, Mal Gashi, tha për Arbresh.info se “Ekipet tona kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin në kohë, duke parandaluar përhapjen e tij në objekte të tjera përreth.”
Ai theksoi gjithashtu se janë duke vazhduar hetimet për shkakun e zjarrit, ndërsa aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...