Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 17:10 në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj.
Si pasoj e zjarrit janë dëmtuar tri vetura, goma dhe pjesë plastike, dëmi i të cilave është rreth 1800 euro.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
Veseli tha se lidhur me zjarrin një përson i dyshuar është intervistuar.
“Më 22.06.2025, rreth orës 17:10, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj është raportuar një zjarr. Në vendngjarje kanë dalë patrulla policore dhe njësiti i zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit nga zjarri janë dëmtuar tri vetura, goma dhe pjesë plastike, me një dëm të vlerësuar rreth 1800 euro. Është identifikuar dhe intervistuar një i dyshuar, A. D, 38 vjeç. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, tha Veseli./Arbresh.info
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...