Hetem Dedaj nga fshati Buricë i Podujevës është zhdukur, rastin e kanë publikuar familjarët e tij të cilët kanë kërkuar ndihmë nga personat që kanë njohuri për vendodhjen e tij.
Hetem Dedaj ka dy ditë që nuk është lajmëruar, familja e tij ka deklaruar se i kanë humbur gjitha kontaktet me të.
Familja Dedaj nga fshati Buricë i Podujevës, kërkojnë ndihmë nga qytetarët nëse e shohin ndokund Hetem Dedaj (në foto është fotoja dhe të dhënat e tij personale), ta njoftojnë familjen e tij.

Gazeta Express ka tentuar të flas sot me vëllain e Hetemit, Mehdinë, për të mësuar më shumë rreth rastit të zhdukjes por ai nuk ka qenë i qasshëm.
Sidoqoftë, rastet e personave të zhdukur janë shtuar kohëve të fundit në Kosovë. Policia raporton se më së shumti zhduket grupmosha e vajzave nën 18 vjeçare, të cilat pas disa ditësh me vetdëshirë iu kthehen familjeve.
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën
Atentati në Lezhë, zbardhet dëshmia e policit: Isha aty rast...