Zgjidhen dy anëtarë të KGJK-së, për anëtarin e tretë rishpallet konkursi

15:43 | 11 Maj 2022

Në kuvend është votuar për zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Nga komuniteti jo shumicë janë zgjedhur Nikolla Kabashiq dhe Adriana Milletiq nga anëtarët jo gjyqësorë në KGJK edhe me votat e Listës Serbe.

Ndërsa për anëtarin tjetër të KGJK-së i cili duhej të jetë nga komunitetet e tjera do të rishpallet konkursi.

Kjo pasi asnjëri nga kandidatët nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara