Në orët e mesnatës, në fshatin Reznik në komunën e Vushtrrisë po ndodh diçka e pazakontë.
Në këtë fshat, po shtrohet asfalt, shkruan arbresh.info.
Një banor i këtij fshati, në adresë të portalit ”arbresh.info” ka dërguar disa foto ku shihen punëtorët duke shtruar asfalt. Sipas këtij lexuesi, asfalti po shtrohet nga PDK për të fituar vota meqë edhe zgjedhjet për balotazh po afrohen.
“Ne fshatin Reznik të Vushtrrisë. PDK ka shtron asfalt për vota ora 22:00”, ka thënë ai.
Kujtojmë se në Vushtrri kandidat i PDK-së është Ferit Idrizi./arbresh.info/

Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e anijeve luftarake në...